Skip to main content
Mbi 100 ente përdorin Mastodon për komunikim publik

Shërbimi juaj Mastodon administruar plotësisht nga ju

Shërbyesi juaj Mastodon strehuar nga ekipi që e ndërtoi

Bisedoni me degën e shitjeve

Shërbim i Administruar “All-in-One”

Hartuar për ente të mëdhenj

Ne mbulojmë gjithçka - nga infrastruktura, siguria, kopjeruajtjet, përditësime, moderimin, fshirje ligjore.

I përsosur për ente që duan hyrje të shpejtë në shërbyesin e tyre Mastodon, me përputhje të garantuar me standarde dhe rregulla dhe me investim të ulët në burime.

Duke Përfshirë Strehim, Moderim dhe Asistencë

Bisedoni me degën e shitjeve

Vetëm Shërbim

E hartuar për ente që duan të ruajnë kontrollin

Kontrollin e mbani ju. Ju mund të vendosni cilat shërbime doni të mbahen në punë dhe ku të merret asistencë nga Mastodon-i.

Ideal për ente që kanë tashmë burime të brendshme, ose dëshirojnë të ndërtojnë aftësi të brendshme.

Zgjidhni një ose disa shërbime nga Strehim, Moderim ose Asistencë

Bisedoni me degën e shitjeve

Ente dhe institucione të njohur besojnë Mastodon-in për administrimin e shërbimeve të tyre

European Commission

Komisioni Evropian xhiron një shërbyes zyrtar Mastodon për të zgjeruar angazhimin publik përmes Fediversit, për të përkrahur platforma evropiane me burim të hapët dhe për të dhënë një kanal me privatësinë në mendje për komunikime zyrtare.

Schleswig-Holstein

Për të forcuar shërbimet dixhitale publike dhe bashkëpunimin vendor, shteti gjerman i Shlezvig-Holstënit ka vënë në punë social.schleswig-holstein.de — një shërbyes Mastodonm zyrtar i hapur ndak administratës së shtetit, shoqërive të sektorit publik dhe enteve jofitimprurëse në rajon.

AltStore

AltStore është një shtëpi për aplikacione që shtyjnë më tej kufijtë e iOS-it pa u dashur të preken mbrojtjet e sistemit. Së shpejti vjen një njoftim nga ekipi i AltStore-it me më tepër hollësi mbi partneritetin tonë.

Përkatësia juaj. Njerëzit tuaj. Zërat tuaj. Për një rrjet shoqëror të qëndrueshëm.

Identiteti juaj në Çdo Emër Përdoruesi

Çdo llogari ekziston nën përkatësinë tuaj (për shembull, @name@brandname.social). Personal, anëtarë, apo qytetarë bëhen menjëherë të dallueshëm dhe të zbulueshëm nëpër Fediverse, duke forcuar identitetin organizativ me çdo ndërveprim.

Qenie Vendore e të Dhënave & Pajtueshmëri

Vendosni saktësisht se ku strehohet shërbyesi juaj, në BE, apo mjaft juridiksione të miratuara - që kështu të plotësoni pa kompromis domosdoshmëri sovraniteti, GDPR-je, apo rregullash të brendshëm.

Rifitoni Kontrollin e Shtrirjes dhe Publikut Tuaj

Përcaktoni rregullat për shërbyesin tuaj dhe standarde moderimi - pa algoritëm nga palë e tretë apo platformë e jashtme. Se si moderohet diskutimi dhe se si udhëtojnë mesazhet tuaja, e vendosni ju vetë.

Si Funksionon

1

Zgjidhni emrin e përkatësisë tuaj

Përdorni përkatësinë e entit tuaj në emra llogarish (për shembull, @emër@universitetijuaj.sq). E bën çdo profil të dallueshëm nëpër Fedivers dhe krijon besim, mu si një adresë email e përshtatur.

2

Bëjeni Si e Doni Hapësirën e Bashkësisë Suaj

Caktoni pamjen, ndjesitë që jep dhe rregulla, për t’ia përshtatur identitetit të entit tuaj. Mund të shtoni një përshkrim, të ujdisni elementë marke dhe të përcaktoni rregulla me rëndësi për shërbyesin tuaj.

3

Ftoni & Udhëhiqni Në Hapat e Para Ekipin Tuaj

Hapi përfundimtar është ai i dërgimit të ftesave, caktimit të roleve, në u dashtë dhe lënia e anëtarëve të bashkësisë të ujdisin profilet e tyre. Jeni gati për të postuar, ndjekur dhe lidhur me të tjerë nëpër Fedivers.