Skip to main content
Veçori Në Pah

Verifikim në Mastodon

Verifikimi i identitetit tuaj në Mastodon është për këdo. Bazuar në standarde të hapët web, falas sot e mot.

Miqësor ndaj privatësisë

S’duhet të parashtroni kund dokumente tuajat, ndaj s’ka mundësi që të rrjedhin hollësi prej tyre.

Për këdo

S’ka pse të jeni i famshëm që të verifikoni identitetin tuaj. Mjafton të keni një sajt ose një faqe web.

I decentralizuar

S’ka nevojë për autoritet qendror. Verifikimi mund të ripohohet dorazi në çfarëdo kohe.

S’ka stemë blu

Identiteti s’është pyetje po apo jo. Ka shumë pak emra vërtet unikë në botë, atëherë pse vetëm të famshmit të kenë një “po”? Në Mastodon, s’bazohemi në emra ligjorë dhe stema blu. Në vend të kësaj, bazohemi në faktin se njerëzit mund të identifikohen përmes sajteve të tyre zyrtare.

Ja se si

Vendosni në sajtin apo faqen tuaj web një lidhje për te profili juaj Mastodon. Gjëja e rëndësishme është që lidhja të përmbajë një atribut rel="me". Mandej përpunoni profilin tuaj Mastodon dhe vini adresën e sajtit ose faqes tuaj web në një nga katër fushat e profilit tuaj. Ruajeni profilin, kaq qe!