Skip to main content

Shërbyes

Mastodon-i s’është një saj i vetëm. Për ta përdorur, ju duhet të krijoni një llogari me një shërbim—i quajmë shërbyes—që ju lejon të lidheni me persona të tjerë përmes Mastodon-it.

Është e lehtë t’ia fillohet me Mastodon-in

Shërbyes

Hapi i parë është të vendoset te cili shërbyes do të donit të krijohej llogaria juaj. Çdo shërbyes mbahet në punë nga një ent apo individ i pavarur dhe mund të ndryshojnë nga njëri-tjetri për sa i përket rregullave të moderimit.

Prurja juaj

Me një llogari në shërbyesin tuaj, mund të ndiqni cilindo person tjetër te rrjeti, pavarësisht se ku strehohet llogaria e tij. Te prurja juaj e kreut do të shihni postimet e tyre dhe, nëse ju ndjekin, ata do të shohin tuajt te e tyrja.

I zhdërvjellët

Gjetët një shërbyes tjetër që do ta parapëlqenit? Me Mastodon-in, mund të lëvizni kollaj profilin tuaj te një shërbyes tjetër në çfarëdo kohe, pa humbur ndonjë ndjekës. Për të pasur kontroll të plotë, mund të krijonit shërbyesin tuaj.

I parrezik për këdo

S’i kontrollojmë dot shërbyesit, por mund të kontrollojmë ç’promovojnë në këtë faqe. Enti ynë do t’ju tregojë vetëm shërbyes që janë të përkushtuar pa lëkundje në moderim kundër racizmit, seksizmit dhe transfobisë.

Siguri

Krejt shërbyesit e paraqitur këtu janë shprehur në pajtim me Marrëveshje Shërbyesi Mastodon.

Rajon

Ku gjendet shërbimi, nga pikëpamja ligjore.

Temë

Disa shërbime janë të specializuar për strehim llogarish për bashkësi specifike.

Shëndet rrjeti